TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat ruse dyshohet se kanë ekzekutuar të paktën 15 ushtarë ukrainas që po përpiqeshin të dorëzoheshin që nga fillimi i dhjetorit 2023, sipas një raporti të Human Rights Watch (HRW).
Organizata me bazë në SHBA bën thirrje që rastet e ekzekutimeve të supozuara të hetohen si krime lufte.
“Që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë, forcat e saj kanë kryer shumë krime të tmerrshme lufte”, tha Belkis Wille, drejtor i asociuar i krizës dhe konfliktit në HRW.
“Ekzekutimi, vrasja e ushtarëve ukrainas të dorëzuar dhe të plagosur, është i ndaluar me ligjin ndërkombëtar humanitar”, shtoi Wille.
Për shkrimin e këtij raporti, bëhet e ditur se HRW ka analizuar disa pamje me dron të postuara në rrjete sociale ku shihen ushtarët ukrainas që dorëzohen dhe qëllohen nga trupat ruse, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Duke pasur parasysh se ata nuk ishin më pjesë e luftimeve pasi ishin dorëzuar, ligji ndërkombëtar humanitar thotë se ata nuk mund të qëllohen.
Since early Dec, footage shows Russian forces gunning down at least 15 Ukrainian soldiers attempting to surrender on battlefield, and possibly six more. Russian drone recording captures voice giving orders to “take no prisoners, shoot everyone.” https://t.co/HR6FnDTTmp pic.twitter.com/GNf6jM5OSv
— Belkis Wille (@belkiswille) May 2, 2024
Gjithashtu, edhe Konventa e Gjenevës thotë se luftëtarët që janë jashtë lufte për arsye të tilla si dorëzimi, lëndimi ose kapja, duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe nuk duhet të jenë objektiva për sulm.
Ndryshe, OKB-ja ka raportuar se tortura përjetojnë edhe të burgosurit ukrainas, duke përfshirë rrahje dhe dhunë seksuale.
Russian forces appear to have executed at least 15 Ukrainian soldiers as they attempted to surrender, and possibly six more who were surrendering or who had surrendered, since early December 2023.
These incidents should be investigated as war crimes. https://t.co/d5SbdYVyOn pic.twitter.com/gdTOroJiHr
— Human Rights Watch (@hrw) May 4, 2024
Një tjetër raport nga OKB-ja ka regjistruar “akuza të besueshme” që tregonin se trupat ruse kanë kryer ekzekutimet e të paktën 32 të burgosurve ukrainas.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka njoftuar se ka nisur 27 hetime penale për ekzekutimin e të burgosurve ukrainas të luftës.
“Ndërsa secili prej këtyre rasteve është i tmerrshëm, ndoshta ajo që është më e frikshme është prova që tregon se forcat ruse dhanë urdhër për të vrarë ushtarët në vend që t’i linin ata të dorëzoheshin” tha Wille.