BOTA, 13 Janar 2023, 11:03

Horrorr në SHBA, i pret kokën gruas 4 muaj pas dasmës

Horrorr në SHBA, i pret kokën gruas 4 muaj pas dasmës
Çifti në ditën e dasmës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një grua në Teksas është vrarë nga bashkëshorti i saj 21-vjeçar, i cili i preu kokën katër muaj pas martesës. Sipas medias amerikane, trupi i Angie Diaz, 21 vjeçe, u gjet nga policia në shtëpinë ku ajo jetonte me 21-vjeçarin Jared Dickus. Por ajo që i mungonte ishte koka e saj.

“I gjetëm një pjesë të trupit, ajo ishte copëtuar dhe shtëpia ishte e mbuluar me gjak”, tha Sherifi Troy Gudry.

Oficerët më vonë gjetën armën e krimit të fshehur në të njëjtin vend ku sulmuesi kishte tentuar të fshihte kokën e Diazit.

Menjëherë dyshimet e policisë ranë mbi 21-vjeçarin, i cili, pas marrjes në pyetje, ka rrëfyer se ishte ai që vrau dhe preu kokën bashkëshortes me të cilën ishte martuar më 21 tetor. Policia ishte njoftuar nga familjarët e 21-vjeçarit pasditen e së mërkurës. Sipas vlerësimeve, vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të një dite më parë.
Sipas Sherifit Gudry, policia ishte informuar për incidente dhune ndaj gruas fatkeqe në të kaluarën "por asnjë masë nuk ishte marrë".
Policia tha se e reja nga Nikaragua nuk kishte dokumentet e nevojshme të qëndrimit në SHBA dhe punonte në industrinë e fitnesit.