BOTA, 28 Nëntor 2023, 14:34

Helmohet bashkëshortja e kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës

Helmohet bashkëshortja e kreut të inteligjencës ushtarake

Arianna Budanova, gruaja e kreut të Inteligjencës Ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, është helmuar, sipas mediave ukrainase, duke cituar burime nga ministria e Mbrojtjes e Kievit.

Gruaja u diagnostikua me helmim nga metalet e rënda.

“Këto substanca nuk përdoren në asnjë mënyrë në jetën e përditshme. Prania e tyre mund të tregojë një përpjekje të qëllimshme për të helmuar një person specifik”, thanë disa burime. Marianna Budanova ndodhet në spital në gjendje të mirë.