BOTA, 8 Maj 2024, 20:28

Hakerë prorusë shënjestrojnë faqen e internetit të Melonit

Hakerë prorusë shënjestrojnë faqen e internetit të

Një grup i njohur i hakerëve pro rusë kanë vënë në shënjestër faqen e internetit të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA raportoi se sulmet kibernetike nga grupi NoName057 (16) shënjestruan gjithashtu faqet e internetit të ministrive të Ekonomisë dhe të infrastrukturës si dhe të Policisë Financiare.

Media italiane tha se Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike ka njoftuar autoritetet përkatëse për këtë çështje dhe po punon për t’iu përballur efekteve të sulmeve duke shtuar se sulmet kibernetike nuk kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha.

NoName057 (16) është një grup hakerësh pro rusë që u deklarua për herë të parë në mars të vitit 2022.

Deri më tani, grupi ka marrë përgjegjësinë për sulmet të shumta kibernetike ndaj agjencive qeveritare të Ukrainës, SHBA-së dhe vendeve të Evropës, si dhe mediave dhe kompanive private.