TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike njoftoi se është informuar nga Irani për një tjetër goditje në zonën e centralit bërthamor të Bushehrit, duke shënuar incidentin e tretë brenda dhjetë ditëve.
Sipas autoriteteve në Tehran, reaktori që është në funksion nuk ka pësuar dëme, nuk është regjistruar rrjedhje radioaktive dhe centrali vijon të operojë normalisht.
IAEA theksoi se ky është rasti i tretë në një periudhë kaq të shkurtër, duke rritur shqetësimet ndërkombëtare për sigurinë e infrastrukturave bërthamore në kushtet e tensioneve ushtarake në rritje.
Kreu i agjencisë, Rafael Grossi, paralajmëroi se çdo goditje që mund të dëmtojë një reaktor aktiv do të sillte pasoja të rënda radiologjike. Në një reagim në rrjetin social X, ai u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë “vetëpërmbajtje maksimale ushtarake”.
Sipas tij, një sulm ndaj një impianti bërthamor funksional mund të ketë pasoja serioze për sigurinë publike dhe mjedisin, duke shtuar më tej alarmet në një kohë kur operacionet ushtarake pranë objekteve të tilla janë në rritje.