TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një audiopërgjim i publikuar nga mediat italiane, kanë implikuar Papa Françeskun me çështjen e një prej kardinalëve të Vatikanit, Angelo Becciu i cili po përballet me një proces gjyqësor për përvetësimin e fondeve të kishës.
Sipas mediave italiane, Papa Francesku ka komunikuar me Becciu-n përmes telefonit, ku ky i fundit i kërkoi Papës që të konfirmojë një pagesë për të ndihmuar në lirimin e një murgeshe të rrëmbyer në Afrikë.
Në seancën gjyqësore ndaj Beçiu-t të zhvilluar një ditë më parë, gazetarët italianë nuk u lejuan që të dëgjonin regjistrimin, por Policia Financiare publikoi një transkript të përmbledhur të bisedës.
Regjistrimi është bërë nga një palë e tretë në dhomën me kardinalin Becciu gjatë bisedës telefonike, e cila u zhvillua më 24 korrik 2021. Telefonata ndodhi tre ditë para fillimit të gjyqit në Vatikan, në të cilin Becciu akuzohet për përvetësim dhe abuzim me fondet.
Në telefonatë, Becciu i kërkon Papës të konfirmojë se ai kishte autorizuar pagesat që Kardinali i bëri një konsulenteje sigurie të quajtur Cecilia Marogna – e cila gjithashtu akuzohet për përvetësim në gjyq – për të paguar firmën britanike, Inkerman.
Shumat e paguara, sipas kardinalit Becciu, i cili në atë kohë ishte numri dy në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit, ishin 350,000 euro (363,706 dollarë) për firmën britanike dhe 500,000 euro (519,580 dollarë) si shpërblim për murgeshën.
Sipas transkriptit, Papa tha në telefonatë se e mbante mend në mënyrë të paqartë dhe i kërkon kardinalit të shkruante atë që do të dëshironte që Papa të konfirmonte.
Sipas ligjit të Vatikanit nuk ka asnjë dispozitë që një Papë të thirret si dëshmitar në një gjyq.
Kardinali Beçiu, i cili u pushua nga puna dhe iu hoq shumica e të drejtave të tij si kardinal nga Papa Françesku në shtator 2020, ka pohuar gjithmonë se çdo transaksion financiar që ai ndërmori ishte miratuar plotësisht nga eprorët e tij, përfshirë Papa Françeskun. Becciu dhe Marogna janë deklaruar të dy të pafajshëm për të gjitha akuzat në gjyq.