BOTA, 14 Gusht 2024, 13:43

Gjykata tajlandeze shkarkon kryeministrin, shkeli Kushtetutën

Gjykata tajlandeze shkarkon kryeministrin, shkeli Kushtetutën

Një gjykatë tajlandeze ka shkarkuar kryeministrin Srettha Thavisin për emërimin në kabinetin e tij të një ish-avokati, i cili dikur ishte burgosur, raporton BBC. 

Gjykata Kushtetuese të mërkurën vendosi se Srettha kishte shkelur “rregullat e etikës” dhe kishte shkelur Kushtetutën.

67-vjeçari Srettha, i cili ka më pak se një vit në pushtet, është kryeministri i tretë në 16 vjet që shkarkohet nga e njëjta gjykatë.

Ai do të zëvendësohet nga një udhëheqës i përkohshëm derisa parlamenti i Tajlandës të mblidhet për të zgjedhur një kryeministër të ri.