BOTA, 29 Qershor 2026, 17:58

Gjykata Supreme i “mbyll derën” Trump, mbetet në fuqi dëmshpërblimi 5 milionë dollarë për Jean Carroll

Gjykata Supreme i “mbyll derën” Trump, mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e SHBA-së refuzoi sot të dëgjonte kërkesën e presidentit të SHBA Donald Trump për të rrëzuar një vendim prej 5 milionë dollarësh në favor të E Jean Carroll. Bëhet fjalë për çështjen ku juria e gjeti Trump përgjegjës për abuzim seksual ndaj shkrimtares.

Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat duke pretenduar se gjyqtari që mbikëqyri gjyqin civil lejoi në mënyrë të papërshtatshme paraqitjen e provave që ndikuan në mënyrën se si juria e shihte atë.

Një Gjykatë federale e Apelit u pajtua me vendimin e jurisë vitin e kaluar dhe tha se një gjyq i ri nuk ishte i justifikuar. Trump më pas i kërkoi gjykatës më të lartë të ndërhynte.

Gjykata Supreme nuk dha detaje rreth vendimit të saj për të mos e marrë çështjen në shqyrtim. Ishte shpresa e fundit e Trump për të përmbysur vendimin unanim të jurisë dhe do të thotë se ai do të duhet t’i paguajë Carroll dëmshpërblimin që i ishte dhënë.