TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka shprehur optimizëm lidhur me shanset e vendit të tij, për të siguruar një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pavarësisht konkurrencës së fortë nga Austria dhe Portugalia.
“Gjatë fushatës për një mandat dyvjeçar në organin më të fuqishëm të OKB-së, kam marrë shumë mbështetje, për faktin se Gjermania është një zë i fortë dhe i dëgjueshëm për paqe dhe siguri”, deklaroi kryediplomati gjerman gjatë një vizite sot në OKB, në Nju Jork.
Anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit do të zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me 193 shtete anëtare të mërkurën.
Gjermania garon në grupin rajonal “Evropa Perëndimore dhe të tjerët” për mandatin 2027–2028, për një nga dy vendet e caktuara.
Tradicionalisht, Berlini zë një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, çdo tetë vjet dhe ka qenë anëtare gjashtë herë, hera e fundit në periudhën 2019–2020.
“Jemi në fazën përfundimtare të fushatës zgjedhore, prandaj do të mobilizojmë sërish të gjitha burimet tona”, tha Wadephul, duke shtuar se Gjermania dëshiron të ushtrojë ndikimin e saj në debatet për krizat globale, si ekonomia e tretë më e madhe në botë.
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare të OKB-së. Pesë vende me armë bërthamore dhe fituese të Luftës së Dytë Botërore, janë anëtare të përhershme me të drejtë vetoje, SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca.
Dhjete vende të tjera zgjidhen me rotacion për mandate dyvjeçare, në Këshillin e Sigurimit.