TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia po largon protestuesit nga një fshat i braktisur në pjesën perëndimore të Gjermanisë, ku aktivistët janë zotuar të formojnë një qëndresë kundër rrafshimit të fshatit për t’i hapur rrugën zgjerimit të një miniere qymyri. Siç na njeh materiali në vazhdim, policia vazhdoi të enjten largimin e protestuesve nga ndërtesat, ndërsa disa demonstrues kishin hypur mbi çati për t’u rezistuar forcave të rendit.
Forcat e rendit vazhduan përpjekjet të enjten për të larguar protestuesit nga çatia e një magazine të një ferme të braktisur të fshatit Luetzerath.
Shefi i policisë që drejton operacionin, Dirk Weinspach, i tha rrjetit televiziv gjerman ZDF se mbi 200 aktivistë ishin larguar vullnetarisht nga zona dhe se organet e rendit do të vazhdojnë të spastrojnë zonën nga protestuesit e mbetur.
“Askush nuk ka nevojë për qymyrin, vetëm RWE (kompania gjermane e energjisë) ka nevojë për qymyrin për të fituar para. Këtu qëndron problemi”, thotë aktivistja për klimën Petra Schumann.
Fshati Luetzerath është kthyer në epiqendrën e debatit lidhur me përpjekjet e Gjermanisë për klimën. Ambjentalistët thonë se rrafshimi i fshatit për të zgjeruar minierën e qymyrit “Garzweiler” aty pranë do të çonte në emetime të sasive të mëdha të gazeve që krijojnë efektin serë.
Qeveria gjermane dhe kompania e energjisë RWE argumentojnë se qymyri është i nevojshëm për të garantuar sigurinë energjetike në vend, pas ndërprerjes së furnizimit me gaz rus për shkak të luftës në Ukrainë.
Një ditë më parë, protestuesit përdorën mjete rrethanore për t’u rezistuar forcave të rendit.
Qeveria rajonale dhe ajo kombëtare, ku përfshihen edhe anëtarë të partisë së Gjelbër, arritën një marrëveshje vitin e kaluar me kompaninë RWE, për rrafshimin e fshatit të braktisur në shkëmbim të dhënies fund të përdorimit të qymyrit në vitin 2030, në vend afatit të mëparshëm që ishte caktuar për vitin 2038./ VOA