TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emmanuel Macron ka njoftuar se marina franceze ka ndaluar një tanker të ri të dyshuar për shkelje të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë.
Sipas tij, anija me emrin “Tagor”, me origjinë nga Rusia, është ndaluar mëngjesin e djeshëm në Oqeanin Atlantik, në ujëra ndërkombëtare.
Macron tha se operacioni është kryer me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare të detit.
“Vendosmëria jonë është e palëkundur,” u shpreh presidenti francez, duke theksuar se Franca do të vazhdojë të zbatojë sanksionet kundër Rusisë.
Sipas tij, është e papranueshme që anijet të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila, siç tha ai, po zgjat prej më shumë se katër vitesh.
Macron shtoi gjithashtu se anije të tilla, që nuk respektojnë rregullat bazë të lundrimit, përbëjnë rrezik edhe për mjedisin dhe sigurinë detare!
La Marine nationale a arraisonné hier matin un nouveau pétrolier sous sanctions internationales en provenance de Russie : le Tagor. Notre détermination est constante et totale.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) June 1, 2026
Cette intervention a été effectuée en Atlantique, en haute mer,… pic.twitter.com/zxEslYjbUE