BOTA, 22 Janar 2023, 19:09

Franca e hapur për dërgimin e tankeve në Ukrainë, Gjermania do të koordinohet me aleatët

Franca e hapur për dërgimin e tankeve në Ukrainë, Gjermania

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi, Macron tha se ai nuk përjashton mundësinë e dërgimit të tankeve Leclerc në Ukrainë.

Ai tha se dërgimi i tankeve nuk duhet të përshkallëzojë situatën dhe duhet të marrë parasysh kohën për të trajnuar efektivisht ukrainasit, duke mos rrezikuar sigurinë e vetë Francës.

“Për sa i përket Leklercëve, i kam kërkuar ministrit të ushtrisë që të punojë, por asgjë nuk është përjashtuar”, tha ai.

Ndërkohë, Scholz i Gjermanisë tha se të gjitha vendimet e ardhshme për dërgesat e armëve do të merren në koordinim me aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Kur u përball me presionin në rritje ndaj vendit për të ofruar tanke për Ukrainën, Scholz tha se të gjitha dërgesat e armëve në Ukrainë deri më tani janë bërë në koordinim të ngushtë me partnerët perëndimorë.