BOTA, 24 Qershor 2026, 18:22

Evropa ‘piqet’ nga i nxehti/ Paralajmëron OBSH: Temperaturat po rriten dy herë më shpejt se mesatarja, duhet veprim për klimën

Evropa ‘piqet’ nga i nxehti/ Paralajmëron OBSH: Temperaturat po

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se Evropa po përballet me një rritje alarmante të temperaturave, të cilat po ngjiten rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale.

Në një postim në platformën X, Tedros theksoi se ndryshimet klimatike po rrisin ndjeshëm gjasat dhe intensitetin e valëve ekstreme të nxehtësisë, duke bërë thirrje për veprime më të shpejta dhe më vendimtare në mbrojtje të klimës.

“Të dhënat janë të qarta: temperaturat në të gjithë Evropën po rriten afërsisht dyfishin e mesatares globale, duke rritur gjasat dhe ashpërsinë e valëve ekstreme të nxehtësisë në të ardhmen”, shkroi ai.

Kreu i OBSH-së nënvizoi se nuk ka më kohë për vonesa në përballjen me krizën klimatike, duke kërkuar masa urgjente për të reduktuar emetimet dhe për të mbrojtur popullsinë nga pasojat e motit ekstrem.