BOTA, 27 Qershor 2026, 20:38

Tërmetet në Venezuelë/ Rritet në 1,430 numri i viktimave, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Tërmetet në Venezuelë/ Rritet në 1,430 numri i viktimave,

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, të shtunën.

Kërkimet për të mbijetuar dhe trupa e viktimave vijojnë papushim teksa ekipe kërkim-shpëtimi nga shtetet të ndryshme kanë udhëtuar drejt Venezuelës.

Mijëra persona janë plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditën veriun e vendit të mërkurën, duke lënë më shumë se 50,000 të zhdukur.

Qeveria e Venezuelës gjithashtu ka aktivizuar një linjë të re telefonike për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë.

Nga ana tjetër një pistë në aeroportin e Karakasit është rihapur dhe po pret avionë amerikanë që transportojnë ndihma humanitare për të gjithë të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar.