BOTA, 27 Nëntor 2022, 20:11

Erdogan i vendosur: Askush s’mund të na ndalojë, rezultati i luftës në Irak dhe Siri do të jetë i suksesshëm

Erdogan i vendosur: Askush s’mund të na ndalojë, rezultati i

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se askush nuk do ta ndalojë Ankaranë që të garantojë sigurinë e kufijve të saj.

Më tej ka theksuar se rezultati i operacioneve ushtarake të Turqisë në Irakun Verior dhe Siri do të jetë i suksesshëm.

“Turqia ka të drejtë të marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e saj, sigurinë e kufijve të saj. Askush nuk mund të na pengojë të përdorim këtë të drejtë,” tha Erdogan.