TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tragjedi ku kanë humbur jetën të paktën 12 persona ka ndodhur në Egjipt.
Gjithçka ka ndodhur si pasojë e një aksidenti rrugor, kur autobusi me të cilin ata po udhëtonin, u përplas me një kamion në afërsi të zonës bregdetare të Hurghada në pjesën lindore të Egjiptit, njofton Ministria e Shëndetësisë në Egjipt.
Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë që ndodh në Egjipt në më pak se dhjetë ditë.
Më 12 nëntor, 20 persona humbën jetën kur minibusi me të cilin po udhëtonin u përmbys, duke rënë në një kanal të deltës së lumit Nilit në veri të vendit.
Sot, “12 persona u vranë dhe tridhjetë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet e afërta”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Autoritetet përgjegjëse po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.