BOTA, 16 Qershor 2026, 09:28

E rëndë/ Bombarduesi i Forcave Ajrore të SHBA rrëzohet pak pas ngritjes, nga një bazë në Kaliforni! 8-të të vdekur

E rëndë/ Bombarduesi i Forcave Ajrore të SHBA rrëzohet pak

Një bombardues B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore të SHBA-së është rrëzuar pak pasi u ngrit nga Baza Ajrore Edwards në Kaliforni. Si pasojë e përplasjes humbën jetën tetë anëtarë të ekuipazhit.

CNN shkruan se kjo është përplasja më vdekjeprurëse që përfshin një bombardues B-52 që nga viti 1982. Në atë përplasje, nëntë anëtarë të ekuipazhit vdiqën gjatë stërvitjes testuese në Bazën e Forcave Ajrore Mather pranë Sacramentos.

Ndërkohë zyrtarët thanë se avioni B-52 Stratofortress, i cili u rrëzua, ishte në një mision provë rutinë.

"Ishte tragjike", tha koloneli James Hayes në një konferencë për shtyp.

Baza e Forcave Ajrore Edwards është përdorur historikisht si një vend testimi, jo vetëm për aeroplanët e Forcave Ajrore, por edhe për avionë të tjerë, helikopterë, dronë - dhe madje edhe anije hapësinore - për shkak të pistave të saj të gjata.