TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Linjat e prodhimit të naftës ruse në Druzhba është sulmuar sërish mes natës së 6 dhe 7 shtatorit në rajonin rus Bryansk.
Kjo është bërë e ditur nga Robert “Magyar” Brovdi, komandant i forcave ukrainase, transmeton Telegrafi.
“Linja që prodhon dhe transferon naftën 8-N në Naytopovichi është sulmuar sërish”, shtoi Magyar në një postim në rrjetet sociale.
Sipas ukrainasve kjo është një pikë e rëndësisë strategjike, pasi përmes saj furnizohet me derivate makineria vrastare ruse.
Një ditë më parë një pikë tjetër kyçe e naftës ruse është goditur me dronë kamikaz nga ushtria ukrainse – duke i shkaktuar probleme të mëdha kësaj industrie në Moskë.
???? Ukrainian forces hit the “Druzhba” pipeline again — right after Zelensky’s meeting with Fico, who had asked not to bomb it
According to Robert “Madyar” Brovdi, commander of Ukraine’s Unmanned Systems Forces, a control station in Russia’s Bryansk region was damaged. The… pic.twitter.com/fym1q73YD2
— NEXTA (@nexta_tv) September 7, 2025