BOTA, 12 Janar 2023, 18:16

Dokumente sekret në shtëpinë e Biden/ Presidenti i SHBA: Ishin në bibliotekën time! U njoftua Departamenti i Drejtësisë dhe…

Dokumente sekret në shtëpinë e Biden/ Presidenti i SHBA: Ishin

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se dokumentet që pretendohet se janë të klasifikuara e që janë gjetur në shtëpinë e tij, do t’i dorëzohen Departamentit të Drejtësisë.

Ai sqaron se dokumentet u gjeten në bibliotekën e tij nga avokatët dhe menjëherë është njoftuar Departamenti i Drejtësisë.

“Avokatët e mi kanë parë vende të tjera ku dokumente nga koha ime si zëvendëspresident janë vendosur dhe ata e kanë përfunduar kërkimin natën e kaluar. Ata zbuluan një numër të vogël dokumentesh me shënimin të klasifikuar në hapësirat e magazinimit dhe dollapët e dosjeve në shtëpinë time dhe bibliotekën time personale. Kjo është bërë në rastin e Qendrës Biden Penn. Departamenti i Drejtësisë është njoftuar menjëherë dhe avokatët kanë marrë masa që Departamenti i Drejtësisë të marrë dokumentet”, ka deklaruar Bideni.

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar të enjten gjetjen e dokumenteve të klasifikuara në garazhin e Bidenit.

Në një deklaratë, Richard Sauber, këshilltari special i Bidenit ka thënë se “avokatët zbuluan midis gazetave personale dhe politike një numër të vogël të dhënash shtesë të administratës Obama-Biden me shenja të klasifikuara”.