TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar në Uashington.
"Ne nuk kemi marrë një ftesë dhe nuk ka asnjë plan që ajo të marrë pjesë," tha zëdhënësja e KE, Paula Pinho kur u pyet gjatë konferencës ditore për shtyp të Komisionit.
Megjithatë, ajo shtoi: “Po mundohemi të kontaktojmë sa më shpejt me administratën e re të SHBA-së, dhe para 20 janarit."
Presidentja e Komisionit, e cila është shtruar në spital me pneumoni të rëndë, njoftoi një javë më parë se do të anulonte të gjitha angazhimet e saj jashtë vendit deri në mes të janarit.
Sipas traditës, në ceremoninë e inaugurimit të presidentëve amerikanë nuk ftohet asnjë kryetar shteti apo qeverie e huaj.
Megjithatë, Donald Trump vendosi të veprojë ndryshe duke ftuar disa liderë të huaj, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping, i cili e refuzoi ftesën.
Në vend të kësaj, kryeministrat e Italisë dhe Hungarisë, Giorgia Meloni dhe Viktor Orban, pritet të udhëtojnë në kryeqytetin amerikan më 20 janar.