BOTA, 5 Nëntor 2024, 19:39

“Do të ishte më mirë nëse Trump do të vdiste!”, FBI arreston dy persona

“Do të ishte më mirë nëse Trump do të

Agjentët e FBI-së kanë arrestuar dy persona në Miçigan lidhur me kërcënime të bëra në lidhje me zgjedhjet në SHBA, raporton media amerikane The Detroit News.

Njëri nga të dyshuarit, Isaac Sissel, akuzohet për përfshirje në një komplot për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump. Sissel thuhet se ka postuar në platformën Reddit nën pseudonimin "ShootUpTrumpRally" dhe i ka thënë hetuesve se beson se “gjithçka do të ishte më mirë nëse Trump do të vdiste”. Autoritetet janë duke vijuar hetimet për të kuptuar motivet dhe lidhjet e tij të mundshme me grupe të tjera.

Në rastin e dytë, Christopher Clay Pierce, 46 vjeç, nga qyteti Jackson, akuzohet për kërcënime ndaj një komiteti veprimi politik (PAC) të lidhur me Partinë Demokratike gjatë dy viteve të fundit. Sipas burimeve, Pierce ishte paralajmëruar më parë nga FBI-ja se mund të përballej me akuza penale nëse do të vazhdonte me postimet kërcënuese ndaj këtij grupi të mbështetur nga demokratët. Megjithatë, ai kishte vazhduar të publikonte mesazhe të frikshme në internet, duke e çuar situatën deri te ndërhyrja e autoriteteve.