BOTA, 11 Qershor 2026, 14:36

“Do ta godasim Iranin shumë fort”, Trump paralajmëron: Do të marrim ishullin Kharg dhe kontrollin mbi tregjet e naftës e gazit!

“Do ta godasim Iranin shumë fort”, Trump paralajmëron: Do

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do ta “godasin” Iranin shumë fort sonte dhe do të marrin “kontroll të plotë” të tregjeve të naftës dhe gazit në vend.

Ai përshkruan se si “në një të ardhme jo shumë të largët” SHBA-të do të marrin ishullin Kharg dhe pika të tjera të naftës dhe infrastrukturës “ashtu siç kemi bërë me Venezuelën”.

Presidenti amerikan deklaroi se kjo po “funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.