BOTA, 14 Mars 2026, 16:05

“Do godasim me të gjithë forcën tonë Iranin”,Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit!

“Do godasim me të gjithë forcën tonë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha sot (14 mars) se disa vende do të dërgonin anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk dha detaje të mëtejshme se cilat vende do ta bënin këtë.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se:

“Shpreson që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Britania e Madhe dhe vende të tjera do të dërgojnë anije në rajon”.

“Do ta bombardojmë pa mëshirë të gjithë vijën bregdetare”.

Më herët Trump kishte njoftuar goditjen e suksesshme me raketa e dronë të ishullit strategjik Kharg të Iranit, duke liruar Ngushticën e Hormuzit.

Irani u përgjigj se do të kundërsulmonte, duke njoftuar vendet e Gjirit Persik që të evakuonin banorët e zonave bregdetare.