BOTA, 22 Nëntor 2022, 14:56

Dhjetëra fëmijë varrosën të gjallë në rrënojat e shkollave, shkon në 268 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Dhjetëra fëmijë varrosën të gjallë në

Dhjetëra fëmijë janë varrosur të gjallë në rrënojat e shkollave, si pasojë e tërmetit që goditi Indonezinë, sipas zyrtarëve.

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 5.6 që goditi Indonezinë të hënën ka shkuar në 268 ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në rrënoja.

Tërmeti shkaktoi dëme masive në qytetin e Sianjur, duke rrafshuar ndërtesat e shkollave, duke shkatërruar rrugë dhe ura, dhe të paktën një fshat është zhdukur nga rrëshqitjet e dheut.

Qindra njerëz janë plagosur dhe autoritetet indoneziane po paralajmërojnë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi ka shumë persona që kanë mbetur të bllokuar në rrënoja.

“Shumica e atyre që vdiqën ishin fëmijë,” tha Guvernatori i Java-s Perëndimore Riduan Kamil, duke shpjeguar se shumë prej tyre ishin nxënës shkolle që kishin mbaruar  mësimin por po merrnin mësime shtesë kur vendi u godit nga tërmeti.

Të paktën 151 persona rezultojnë ende të zhdukur.