BOTA, 9 Maj 2026, 22:50

Dështon armëpushimi/ Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Dështon armëpushimi/ Rusia dhe Ukraina akuzojnë

Ukraina dhe Rusia kanë njëra-tjetrën të hënën për shkelje të një armëpushimi tre-ditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. "Që nga fillimi i ditës, numri i sulmeve të kryera nga agresori ka arritur në 51", tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Mediat e huaja shkruajnë se, forcat Ajrore Ukrainase raportuan 44 mjete ajrore pa pilot të lëshuara nga Rusia që nga e premtja në orën 18:00, ky është numri më i ulët në muaj. Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se pavarësisht shpalljes së armëpushimit, grupet e armatosura ukrainase nisën sulme me ndihmën e dronëve dhe artilerisë kundër pozicioneve të trupave tona, pa dhënë një numër të saktë.

Sipas autoriteteve lokale, dronët e nisur nga Rusia vranë dy civilë dhe plagosën tre në rajonet Zaporizhia dhe Dnipropetrovsk të Ukrainës qendrore. Në rajonin rus të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, tre persona u plagosën në një sulm me dron ukrainas, sipas guvernatorit rajonal Vyacheslav Gladkov.

Pas dy përpjekjeve për armëpushim, një nga Ukraina dhe më pas nga Rusia, të cilat nuk u respektuan këtë javë, presidenti amerikan njoftoi dje, të premten në mbrëmje, një armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë që filloi sot.