BOTA, 7 Prill 2026, 21:23

Deklarata e Trump për Iranin/ Reagon Papa Leoni XIV: Kërcënimi është i papranueshëm, duam paqe

Deklarata e Trump për Iranin/ Reagon Papa Leoni XIV: Kërcënimi

Papa Leoni XIV ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për Iranin, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe me rrezik për civilët e pafajshëm.

“Kërcënimi që i bëhet Iranit është i papranueshëm. Ka çështje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe më shumë, çështje morale: ka kaq shumë njerëz, fëmijë, të moshuar, krejtësisht të pafajshëm që do të prekeshin nëse ky kërcënim do të bëhej realitet”, u shpreh Papa.

Ai theksoi rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit të situatës dhe apeloi për një qasje paqësore: “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, të lutemi, por edhe të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet nga ligjvënësit amerikanë për të thënë se nuk duam luftë, duam paqe.”

Deklarata e Papës vjen në një moment tensioni në marrëdhëniet SHBA-Iran, ku retorika e fortë politike ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për rritjen e konfliktit dhe rrezikun për civilët në rajon.