TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një moment prekës gjatë një eventi zyrtar në Turqi është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një vajzë me sindromën Down i rrëmbeu vëmendjen presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 573-vjetorit të pushtimit të Stambollit, ku Erdogan po mbante një fjalim para të pranishmëve.
Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në internet, presidenti shihet duke i dhënë vajzës një shumë simbolike parash.
Menjëherë pas kësaj, ajo iu afrua dhe e përqafoi me shumë ngrohtësi, duke krijuar një moment spontan që emocionoi jo vetëm Erdoganin, por edhe të pranishmit në ceremoni.
Momenti është shpërndarë në rrjete sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një nga skenat më prekëse të eventit, duke vënë në pah spontanitetin dhe ngrohtësinë e vajzës që për pak çaste u bë qendra e vëmendjes në ceremoninë përkujtimore.