BOTA, 8 Maj 2024, 15:41

Blinken paralajmëron: Individët që lehtësojnë migrimin e parregullt do të sanksionohen

Blinken paralajmëron: Individët që lehtësojnë migrimin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar se Uashingtoni do të sanksionojë te gjithë ata që lehtësojnë migrimin e parregullt, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një samiti për migracionin, në Guatemalë.

Ai kritikoi kryesisht fluturimet çarter që mbërrijnë në Nikaragua me emigrantë aziatikë dhe afrikanë, të destinuara për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Politika e re e kufizimit të vizave shënjestron individët që me vetëdije ofrojnë transport për personat që kërkojnë të migrojnë në mënyrë të parregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë fluturimet çarter që mbërrijnë në Nikaragua”, tha Blinken.

Për të rritur kontrollin në kufijtë e saj, dy ditë më parë, SHBA-ja vendosi kufizime të vizave për drejtuesit e kompanive kolumbiane që transportojnë migrantë nga deti, duke thënë se lëvizjet ishin para së gjithash të dizajnuara për të lehtësuar migrimin e parregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.