BOTA, 15 Gusht 2024, 13:39

Balerina ruso-amerikane dënohet me 12 vjet burg për tradhti pasi dhuroi 50 dollarë për OJQ-në pro-ukrainase

Balerina ruso-amerikane dënohet me 12 vjet burg për tradhti pasi

Balerina Xenia Karelin u dënua nga një gjykatë në Rusi me 12 vjet burg për “tradhti” sepse dhuroi 50 dollarë për OJQ-në Razom në favor të Ukrainës.

“Gjykata e shpall Ksenia Karelinën fajtore për tradhti dhe e dënon me 12 vjet burg”, ishte ky vendimi i gjykatës në qytetin e Yekaterinenburgut.

Vetë Karelin, e cila ka shtetësi të dyfishtë (ruse dhe amerikane) u deklarua fajtore për paratë që dha në shkurt 2022.Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg për Karelin pasi ajo u akuzua për mbledhjen e parave për të blerë municion për ushtrinë ukrainase.

Balerina u arrestua shkurtin e kaluar në Yekaterinburg teksa vizitonte të afërmit.

Dënimi i Karelin pasoi dekretin e Putinit prillin e kaluar, në të cilin presidenti rus rriti dënimin maksimal për tradhti në përjetësi nga 20 vjet në vend.