TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paketa që Austin dhe gjenerali amerikan, Mark Milley, përshkruan pas takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës përfshin një sërë obusësh, automjete të blinduara dhe municione.
Ai tha se paketa përfshin gjithashtu “kapacitetin e tankeve” të ofruar nga Polonia. “Kjo është një paketë shumë, shumë e madhe”, tha Austin.
“Nëse vendoset siç duhet, do të mundësojë që [forcat ukrainase] të jenë të suksesshme”.
Trupat ukrainase po trajnohen me pajisje që tashmë u janë dërguar nga aletët.
“Ne jemi vërtet të përqendruar në sigurimin që Ukraina ka potencialin që i nevojitet për të pasur sukses. Ne kemi një dritare mundësish këtu, nga tani deri në pranverë… sa herë që ata fillojnë operacionin e tyre, kundërsulmimin e tyre”, u tha Austin gazetarëve.
Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.
Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën. /REL