TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Meksika po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin pasi policia sulmoi ambasadën meksikane në Quito për të arrestuar ish-zëvendëspresidentin ekuadorian Jorge Glas.
Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador tha se ata kishin “hyrë me forcë” në ambasadë në një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.
Jorge Glas u strehua në ambasadë dhjetorin e kaluar pasi Ekuadori lëshoi një urdhër arresti kundër tij për korrupsion. Avokati ish-zëvendëspresidenti ekuadorian tha se Glas ishte i pafajshëm.
Glas shërbeu si zëvendëspresident i Ekuadorit midis 2013 dhe 2017. Ai u lirua nga detyrat e tij për shkak të rritjes së akuzave për korrupsion kundër tij.
Më vonë atë vit ai u dënua me gjashtë vjet burg në lidhje me korrupsionin në gjigantin brazilian të ndërtimit Odebrecht. Prokurorët thanë se ai mori 13.5 milion dollarë ryshfet.
Ai u lirua nga burgu në nëntor, por autoritetet ekuadoriane lëshuan më pas një urdhër-arresti duke pretenduar akuza të mëtejshme për korrupsion, duke bërë që Glas të kërkonte strehim në ambasadën meksikane.