TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Votoni për t'i dhënë fund epokës Trump, ai nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr, shikojeni atë, dëgjoni ata që e njohin mirë, ai u përpoq të përmbysë një palë zgjedhje dhe mbetet një kërcënim për demokracinë."
Tre ditë para ditës së zgjedhjeve në SHBA, gazeta “New York Times”, e cila i dha miratimin e saj zyrtar Kamala Harris në shtator, u bën thirrje votuesve amerikanë për të votuar kundër kundër ish-presidentit republikan, Donald Trump.
Ndërkohë, votimi i hershëm po shënon një pjesëmarrje të kënaqshme të amerikanëve. Deri më tani raportohet se kanë votuar në shumë se 70 milionë amerikanë, disa prej të cilëve kanë votuar fizikisht në qendrat e votimit, ndërsa pjesa tjetër kanë kthyer votën e tyre me postë.
Sipas të dhënave të Laboratorit Zgjedhor të Universitetit të Floridës, janë demokratët ata që kanë shfrytëzuar më shumë votimin e parakohshëm.