TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spanja shpalli tri ditë zie kombëtare, njoftoi kryeministri Pedro Sánchez, i cili shtoi se do të ketë “transparencë absolute” për zbardhjen e shkakut të aksidentit që shkaktoi 39 viktima dhe 170 të plagosur.
Një tren, i cili ishte nisur dje nga Malaga në orën 18:40 me destinacion stacionin Puerta de Atocha në Madrid, me 317 pasagjerë në bord, doli nga shinat me tre vagonët e tij të fundit, duke u përplasur me një tjetër tren të kompanisë Renfe që udhëtonte drejt Huelvës, i cili gjithashtu doli nga shinat.
Përplasja fatale e trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë ka shkaktuar, sipas raportimeve, 39 viktima dhe 170 të plagosur, nga të cilët 24 ndodhen në gjendje të rëndë. Katër prej të plagosurve janë të mitur.
Një numër i madh forcash shpëtimi mbërritën në vendngjarje dhe po përpiqeshin të nxirrnin njerëzit e bllokuar nga rrënojat.
Sipas ministrit spanjoll të Transportit, Óscar Puente, linja ku ndodhi tragjedia ishte modernizuar së fundmi. Ndërkohë, më shumë se 200 trena janë prekur nga pezullimi i trafikut hekurudhor në linjat me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe qyteteve andaluziane si Sevilla, Kordoba, Malaga dhe Huelva.