BOTA, 18 Janar 2026, 22:37

Aksident i frikshëm në Spanjë, disa viktima pas përplasjes së dy trena me shpejtësi të lartë

Aksident i frikshëm në Spanjë, disa viktima pas përplasjes

Të paktën pesë persona u vranë në një përplasje midis dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjën jugore.

Kanali shtetëror RTVE citoi burime policore të cilat treguan se ka një numër të panjohur të personave të bllokuar dhe të plagosur në vendngjarje.

Sipas raportimeve në mediat lokale, aksidenti ndodhi pranë qytetit Admes në provincën e Kordobës, pasi një tren që shkonte në Madrid kaloi në një shinë aty pranë dhe goditi një tren që ishte në rrugën e tij për në Huelva.