BOTA, 11 Janar 2025, 17:55

Aksident i frikshëm në Francë/ Përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetëra të plagosur

Aksident i frikshëm në Francë/ Përplasen dy tramvaj në

Të paktën 30 persona janë lënduar pasi dy tramvaj u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë. Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar pasi automjetet u përplasën në tunelin e stacionit të Strasburgut pasditen e së shtunës, sipas mediave lokale.

Mediat raportojnë se pesë persona janë në gjendje kritike për jetën.

Pamjet në mediat sociale tregojnë pasagjerë që thyejnë dyert për të nxjerrë të lënduarit nga vagonët, ndërsa tymi mbulon stacionin nëntokësor.