BOTA, 19 Nëntor 2022, 20:43

Agresioni rus, paralajmëron sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së: Nëse Ukraina nuk mbështetet, botën do ta pushtojë kaosi

Agresioni rus, paralajmëron sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së:

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ka folur për luftën ruse në Ukrainë dhe pasojat e saj.

Ai ka paralajmëruar se nëse Ukraina nuk ndihmohet për të siguruar të ardhmen e saj, atëherë sipas tij bota do të shkojë drejt tiranisë dhe kaosit.

Austin gjithashtu gjatë punimeve të forumit të sigurisë në Kanada, foli edhe për rrezikun e përhapjes globale të armëve bërthamore.

Më tej u shpreh: “Udhëheqësit autoritarë miq të Putinit po vështrojnë dhe ata mund të arrijnë në përfundimin se marrja e armëve bërthamore do t’u japë atyre “licencë për gjueti”. Kjo mund të çojë në një spirale të rrezikshme të përhapjes bërthamore,” tha ai gjatë një fjalimi në të cilin donte të përshkruante rrezikun e kësaj lufte për komunitetin ndërkombëtar.