BOTA, 23 Janar 2026, 17:57

200 mijë franga garanci! Del nga burgu pronari i barit të tragjedisë në Zvicër

200 mijë franga garanci! Del nga burgu pronari i barit të

Jacques Moretti, pronari i klubit Constellation në Crans-Montana ku humbën jetë tragjikisht 40 persona, është liruar nga burgu nga Gjykata e Masave Shtrënguese në Sion pas pagesës së një garancie prej 200,000 frangash.

Ai do t’i nënshtrohet masave paraprake për të parandaluar arratisjen, duke përfshirë dorëzimin dhe nënshkrimin e dokumenteve të identitetit.

Sipas raportimeve, Moretti dhe gruaja e tij, Jessica Maric, mbeten nën hetim për vrasje të paqëllimshme, sulm dhe zjarrvënie të qëllimshme, lidhur me tragjedinë në klubin e tyre gjatë natës së Vitit të Ri, ku humbën jetën 40 persona dhe 116 të tjerë u plagosën.