TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet në San Francisko kanë arrestuar një 20-vjeçar pas një sulmi me koktej molotov në banesën e Sam Altman, drejtorit ekzekutiv të kompanisë së inteligjencës artificiale OpenAI.
Sipas raportimeve të “New York Times”, koktej molotovi shkaktoi zjarr në portën e jashtme të banesës, por pa shkaktuar të lënduar apo dëme të mëdha materiale.
Pas sulmit, i dyshuari është larguar në këmbë nga vendngjarja, por është identifikuar rreth një orë më vonë nga autoritetet. Ai dyshohet gjithashtu se ka kërcënuar se do të shkaktonte zjarr edhe në selinë qendrore të OpenAI.
Nuk është konfirmuar nëse Sam Altman ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.
Zëdhënësja e policisë, Allison Maxie, deklaroi se pritet ngritja e akuzave ndaj të arrestuarit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik.