BOTA, 27 Janar 2023, 22:29

Krim i rëndë në Stamboll/ Burri vret tre fëmijët e tij, më pas var veten

Krim i rëndë në Stamboll/ Burri vret tre fëmijët e tij,

Katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament të një kompleksi banimi në lagjen Sancaktepe të Stambollit, shkruan Daily Sabah.

Dyshohet se një burrë kreu vetëvrasje pasi vrau fëmijët e tij. Dyshoher se këtë e ka bërë pasi gruaja e tij është larguar nga banesa.

Policia gjeti në vendngjarje trupin e pajetë të varur të një burri dhe trupat e pajetë të dy djemve dhe një vajze.

Autoritetet kanë njoftuar se burri ka pasur probleme familjare dhe psikologjike dhe se për rastin kanë nisur hetimet.