TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kam degjuar neper media, dhe nga gojet e gazetareve qe vrasesi i Martinit te ndjere ishte gjithe dhjeta. Nuk e di se cila eshte vlera informative, logjike, tekstuale, permbajtesore e kesaj shprehjeje, po brenda ka gjithe paradoksin dhe kontradiktat e raportit mes nevojave te shoqerise dhe menyre se si institucionet i sherbejne qytetaret.
Dje ne A2CNN, pasi degjova arritjet e Ministrise nga i ftuari me statusin keshilltar i politikave ne Ministri, duke mos hedh asnje dyshim per vullnetin e mire te tij dhe kompetencen, u perpoqa t'i shpjegoj qe nese e kuptojme edukimin si pjeset e nje makine qe i rregullojme nje e nga nje dhe themi qe kemi makinen me te mire ne bote pavaresisht se makina si sistem ka mbaruar, pra motori i ka kryer ditet e veta, mundet qe te prodhosh fatalitete, madje duke i vleresuar me te gjitha dhjeta.
Dy jane problemet e thella konceptuale:
Koncepti mbi te nxenit, ku mendohet se edukimi kryhet duke tranferuar informacion dhe duke trajnuar mesuesit dhe jo si nje pavaresim i nxenesit qe dhe ai te kthehet neser nje gjenerues mesazhesh dhe jo vetem marres apo depozite dhe e dyta, kur mesuesi konsiderohet nje sherbetor i Ministrise dhe jo nje qenie poliendrike, qe duhet te jete nje termometer i shoqerise, infrastruktura lidhese mes brezave dhe njerez qe jomedoemos duhet te jene njohes vetem te nje disipline, por mund te jene njerez me interesa te gjera qe arrijne te integrojne jeten shoqerore ne klasat e shkolles.
Nese vrasjen e Martinit nuk e konsiderojme si deshtim sistemi, asgje nuk ka per te ndryshuar.
Me shume ankth, me shume pasiguri e me shume abstenim shoqeror e mpakje te individit.
Nderhyrjet e mia kryesore si me poshte: