IDE, 12 Maj 2023, 19:22

Unë votën para se ta kem partiake, e kam shqiptare!

Unë votën para se ta kem partiake, e kam shqiptare!

Unë votën para se ta kem partiake e kam shqiptare.

Sovranistët janë bërë barrikadë në mbrojtje të Fredi Belerit.

Mbrëmë në mesnatë ndodhi arrestimi i Fredi Belerit, kandidatit për kryetar bashkie në Himarë. I stisur jo rastësisht, por me një plan nga kualicioni “Bashkë fitojmë” për të krijuar trazira dhe destabilizim me qarqet më extreme shoviniste greke, për ti shpëtuar hallit tyre që në funksion janë vënë ushtria e Sali Metës.

Lindin disa pyetje që të çojnë në atë, që një shtazë njerëzore e galerave më të errëta të shovinizmit grek si Fredi Beleri, si ka mundësi të zgjidhet  për kryetar bashkie në Himarë nga “sovranistët” dhe aleanca Liries që çirren gjithë ditën për patriotizëm për Shqipërinë dhe mbrojtjen e dinjitetit të sạj?!!

Si ka mundësi që Sali Berisha, i cili ka akuzuar dhe kërkuar arrestimin e Fredi Belerit për masakrën e Peshkëpisë vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në 1995 në Gjirokastër, sot  e vendos si  aleat i tij?!!

Politika shqiptare gjatë këtyre 30 vjetëve ka toleruar shumë karshi fqinjit grek, pikërisht nga dobësia e shtetit shqiptar. Shtrëngimi me emigracionin shqiptar dhe kthimin e tyre, ka realizuar agendat greke edhe nga  vetë politika shqiptare që e ka përdorur përfaqësimin grek në Shqipëri për të marrë pushtetin apo krijuar numra për formimin në qeveri me koalicion me pakicat greke të koqeve të Janullatos, Vangjel Dule.

Grekët, jo gëzojnë të drejtat në Shqipëri por gëzojnë dhe kanë marrë më shumë se ç’u takon. Gjë që nuk ka qenë i njëjti reciprocitet me shqiptarët në Greqi. Në të kundërt shqiptarët i kanë përdorur si mish për top për të bërë presione ndaj qeverisë shqiptare me valë kthimesh emigrantësh e gjithmonë në kohë zgjedhje.

Shqiptarët në Greqi janë trajtuar si qytetare pa asnjë të drejtë qoftë në dokumentimin e tyre legal në Greqi, qoftë në trajtimin e të drejtave të besimit, shkollimit shqip, qoftë në të drejtat njerëzore ku i merrnin si kope kafshësh dhe i sillnin buzë kufirit shqiptar për presion qeverisë shqiptare për të marrë atë që krëkonin pa të drejtë, por me të drejtën e presionit emigrantëve për kthim. Pa folur këtu për trajtimin e shqiptarëve në burgjet greke të vdekur nga tortura.

Lufta në Ukrainë the situata në Ballkan mund të ndezë shumë kollaj hunjtë e zjarrit me shovinizma. Në ndihmë të këtyre shovinizmave sot janë partitë politike shqiptare për të ardhur në pushtet, me Belerin, jo për të drejtuar shtet, por për të mbrojtur gjënë e grabitur kur kanë qenë në pushtet. Qofte dhe ata që janë sot në pushtet duhet të japin llogari para drejtësisë një dite.

Fatkeqësia është se pjesë e kësaj loje desinformimi the mbrojtje të Belerit është edhe media, e cila i shërben katrahurës sepse jetojnë nëpërmjet kësaj katrahure dezinformimi dhe shërbimi ndaj bandave politike.

Vetëm vendosja e drejtësisë krijon një shtet solid dhe të fortë dhe dinjitoz.