TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa SHBA edhe UK paraqiten në sallën e gjyqit si dëgjuese, avokatët e deputetit nuk kërkojnë zëvendësimin e gjyqtares, edhe njëherazi nuk paraqiten në sallë.
Ky spektakël procedurial i cili po shikohet si luftë politike, me pak analizë të kujdesshme, jashtë emocioneve është një simbiozë politike. Sepse ky spektakël procedurial: 1) jo vetëm ishte mundësia e vetme për të mbajtur Ramën larg pozicionimit mbi çështjen, por spektakli 2) i ofron Rithemelimit një shije fitoreje politike edhe pse e paracaktuar, por për frymën e së cilës ka kaq shumë nevojë opozita sot.
A mund të shprehej Rama pro heqjes së mandatit, nëse vendimi për kufizimin e lirisë së ish-kryetarit të qeverisë do të shkonte në Kuvend? A mund të kryente Rama një vetëvrasje? Jo! Personi i dytë në Shqipëri që nuk do të donte që një ish-kryetar qeverie të akuzohet për vendime e ligje kolegjale është kryetari aktual i qeverisë.
Por edhe kundështimi i heqjes së mandatit nuk ishte një opsion për maxhorancën. Pasi nëse do të ndodhte do të binte si gjethe e zhubrosur vjeshte gjithë narativa "të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet" , e bashkë me të, përpjekja "gjigande" e maxhorancës "për drejtësi të pavarur" do të shkelej me këmbë publikisht, po nga maxhoranca, së pari në sy të partnerëve ndërkombëtarë.
Pra ky "gabim i rëndë procedurial" i ka siguruar Ramës mundësinë të mos vrasë veten edhe të mos shkelë qëndrimet parimore pro drejtesisë për të cilat është i gatshëm të sakrifikojë gjithë bashkëpuntorët, por kursesi veten.
Ky spektakël procedurial është kthyer në kauzë politike për opozitën, ku edhe avokatët i ndërrmarin hapat me deklarata në TV, por vonojnë t’i ndërmarrin ato zyrtarisht në gjykatë. Gabimi procedurial është një mundësi që Rithemelimi të bëjë luftën e paepur me Ramën, duke ngacmuar deri ne skutat sentimentale antikomuniste. Kjo luftë për interesa madhore të Ramës është paracaktuar të përfundojë me një shije fitore për rithemelimin. Narrativa është e qartë: "Vetëm Berisha mund ta mundë Ramën".
Rama shmang precedentin e rrezikshëm që bie mbi të, ndërsa Berisha perceptohet si i vetmi që mund të përballet edhe të fitojë me Ramën!
Edhe ne pas disa vitesh, kur të jemi prap në udhëkryq, do të vazhdojmë të ankohemi "pse ndërkombëtarët vazhdojnë të mbështesin kryeministrat në detyrë, që padyshim opinionin publik do të jenë korrupruar, sepse ky stan këtë bulmet ka!”.