TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debati për nje Muze në Tepelenë kushtuar periudhës se diktaturës ka disa vite që është hapur. Fillimisht nga Ministrja Kumbaro ( deputete e zonës) e cila, mbështeti me fonde një projekt të iniciuar nga një numër personazhesh nga Tirana, të cilët përvec specializimit në marrjen e grante të huaja për cdo kauzë të hedhur në treg, nuk është se kishin ndonje lidhje me historinë e “Kampit të Tepelenës”.
Me një vrull dhe zhurmë qe krijohet ne përgjithësi për të impresionuar donatorët, grupi i iniciatorëve i cili solli në Tepelenë edhe një kamion “Zis” të komunizmit (në kohën e transferimit të familjeve të internuara nuk kishin ardhur ende “Zis”- ët sovjetik. Lëvizjet bëheshin kryesisht me kamionë “Ford” apo “Shevrolet” amerikanë të sjella nga ndihmat e “UNRRAS” ) premtoi plot buje se do te ngrinte nje Muze si simbol te persekutimit komunist. Por pervec disa leksioneve në fushën e ish Komandes se Divizionit Italian “Modena” , dhe mbjelljes se disa Qiparisëve për sytë e medias, nuk u be me asgje. Qiparisët e braktisur jane dëshmia e vetme e fondeve të marra dhe që nga mbjellja e tyre e deri më tani, grupi i iniciatorëve qe harxhuan nja 250 mijë euro e kusur , nuk u ndien më per “vuajtjet e ish të internuarve
Qiparisët nuk i vadit më njeri dhe “Muzeu” i shpallur me aq bujë nuk dihet se ku ndodhet.
Rastësisht kam qënë pjestar i këtij debati publik kur kjo ide u hodh në media dhe si detyrim për debatin e dikurshëm po i shkruaj keto rreshta.
Që Shoqeria shqiptare ka bërë shume pak për të kujtuar dhe mbrojtur trashëgiminë materiale të kohës së diktaturës si një mënyrë e rëndësishme e memories historike kjo eshte e qarte. Brezat që vijnë gjithnjë e me pak po shohin gjurmët e një periudhe diktature ekstreme.
Që shoqeria shqiptare nuk ka treguar asnjë shenjë të pendesës për atë që ndodhi 40 e ca vjet te diktaturës edhe kjo është më se e dukshme.
Por Shteti Shqiptar ka detyrën historike për te mbrojtur, ruajtur dhe shpjeguar ne mos të gjitha, pjesën me të rëndesishme të gjurmëve të diktatures për brezat që do të vine. Si një mënyrë për të mos lejuar më historinë te riperseritet dhe diktatoret te rikrijohen.
Por le t'i kthehemi idese se Ministrise se Kultures per nje Muzeum ne ish kapanonet e ushtrise italiane ne Tepelene.
Perse ne Tepelene? Ne fakt Shqipëria ka një seri kampesh dhe burgjesh të tmerrshme të cilat mund të ishin Muzeume të memories kolektive mbi Diktaturen. Spaci për vete historinë që ka dhe pozicionin natyror do te ishte nje Muze i jashte zakonshem por edhe nje mundesi e madhe turistike per banoret e zones. Perpara disa viteve sebashku me Artan Shkrelin e vizituan me idene dhe propozimin per nje Muzeum mbi Diktaturen komuniste qe humbi sirtareve. Por pervec Spacit, jane nje sere kampesh te tjera te cilat ishin ngritur dhe funksionuan per te burgosurit politike.
I ashtu quajturi Kamp i Tepelenes ne fakt ishte nje kazerme ushtarake e ndertuar nga Italianet pergjate Luftes Italo - Greke. Pas Clirimit te vendit, ky garnizon u perdor per te internuar nje numer familjesh dhe personash te cilet kishin lidhje me ata qe ne terminologjine komuniste quheshin si “Diversante” nje emer qe permblidhte nje numer kundershtaresh te rregjimit komunist, qofshin ata realisht njerez qe e kundershtuan me arme ne dore komunizmin apo ata qe hidheshin ne Shqiperi nga Sherbimet inteligjente Jugosllave, Italiane apo anglo amerikane. Kushtet ne kete kamp sigurisht ishin te veshtira per nje vend qe sapo kishte dale nga Lufta. Urija, semundjet dhe jetesa ne nje vend ekstremisht te varfer si Tepelena e asaj kohe sollen vdekjen e nje numri te internuarish ku me e dhimbshmja ishin ato te femijeve.
Por a eshte ky Kamp i improvizuar internimi ne Tepelene simboli I Diktatures Komuniste? Simboli i te “Keqes Shqiptare” Perse jo Spaci? Maliqi? Savra? Elbasani?
Sot Ministria e Kultures dhe dje personat qe e shpallen kete ide nuk kane dhene ende ndonje studim te thelluar mbi kete Kamp dhe kontekstin lokal per kohen? Ne se Kampi jetonte ne kushte urije, a ishte popullata e pas luftes ne zonen e Tepelenes ne kushte mbi jetese, semundjesh dhe veshtiresish? A ka ndokush nga Ministria e Kultures raportet e UNRRAS te cilat flasin per nje varferi ekstreme te Jugut Shqiptar ku popullata e djegur dhe e debuar nga Lufta disa vjecare jetonte ne mjerim? A ka ndonje te dhene statitistikore per vdekjen e femije ne zonen e Tepelenes ne ate kohe nga tifo e morrit, urija apo semundje te ndryshme? Keto dhe te dhena te tjera mund te na jepnin nje panorame me te qarte per te kuptuar kontekstin lokal dhe faktin se popullata e kesaj zone ishte po ashtu ne kushte te mjera por nuk ishte nje popullate armiqesore ndaj te internuarve “veriore”. Ide kjo e percuar nga mbjellesit e Qipariseve.
Mos ndoshta ideja e ketij Muzeumi ne Tepelene dedikuar nje kampi internimi shume jeteshkurter behet me qellim ne nje prej zonave me aktive te rezistences anti fashiste si nje lloj revanshi historik?
Per te ngritur nje “Muze” te Memories historike kaq te rendesishem per brezat e ardhshem, nuk eshte e nevojshme vetem deshira e mire por ne rradhe te pare e verteta historike. Nje e vertete qe nuk duhet te varet nga pazarexhinjte e granteve te huaja por nga serioziteti i nje Shteti i cili kerkon te ndricoje dhe nxjerre mesime nga e kaluara. Përndryshe edhe kjo përpjekje në dukje pozitive do të përfundojë si realiteti në Gazermat Italiane të Tepelenës ku Qiparisët e mbjellë nuk i vadit askush më.