BLOG, 24 Maj 2023, 12:42

Qesharake, po presim një burokrate nëse do e marrë drejtimin e PD-së

Qesharake, po presim një burokrate nëse do e marrë drejtimin e

Të thirret një orë e më parë Kryesia e PDSH!

Të dashur miq,

Edhe pse falenderimet dhe mirënjohjen time për të gjithë ata demokratë dhe qytetarë që më mbështetën në fushatë elektorale për Tiranën, e kam shprehur publikisht në televizione, si dhe me telefonata të personaluzuara, gjej edhe njëherë rastin që t'i falenderoj sërish bashkëpunëtorët e mi të afërt, anëtarët e shtabit elektoral, grupin mediatik, hartuesit e programit për Tiranën, dhe veçanërisht, deputetët dhe ata kryetarë të Degëve të Tiranës që kanë mbajtur mbi shpatullat e tyre gjithë barën e rëndë për përballimin me sukses të situatës së vështirë ku gjendet PD prej kohësh, e që më shoqëruan në takimet e mia në çdo lagje e qendër administrative, së bashku me stafet e tyre lokale.

Por, një barrë të madhe, mbajtën në këtë situatë edhe komisionerët, numëruesit dhe një pjesë e mirë e kandidatëve për këshilltarë, të cilët përmbyllën me përkushtim, korrektësi dhe pa asnjë lloj shpërblimi, ditën e votimit dhe të nxjerrjes së rezultatit duke punuar me disa turne për tre ditë e netë me rradhë.

Falë rezistencës, vendosmërisë, besimit dhe idealizmit të 103 mijë shqiptarëve që zgjodhën më 14 maj të votonin Partinë Demokratike, ne ia dolëm të merrnim 124 këshilltarë në të gjithë vendin. Por, më shumë se kaq, këto 103 mijë vota, janë vota të arta, të tilla që i dhanë frymëmarrje Partisë Demokratike që prej kohësh gjendej në agoni për shkak të sulmeve të prapecedenta nga berishizmi dhe oligarkia mediatike e udhëhequr nga Rama, që kishin vetëm një qëllim, asgjësimin përfundimtar të saj.

103 mijë votat e shqiptarëve pro Partisë Demokratike, janë konfirmimi i plotë i rrugës së drejtë euroatllantiste që ka ndjekur deri më sot ajo, si dhe kundër non gratave antiperëndimore.

Por, 103 mijë votat e arta të shqiptarëve për Partinë Demokratike, janë edhe një përgjegjësi e madhe për të gjithë ne që jemi ngarkuar me detyra lidershipi prej anëtarëve të saj.

Prandaj, ne nuk mund ta shpërdorojmë shpresën që kanë te ne anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët që na votuan.

Ata presin prej nesh të reagojmë shpejt dhe me vendosmëri për ringritjen, organizimin dhe daljen në fushën e betejës politike për të bindur jo vetëm 250 mijë qytetarët e djathtë që nuk votuan këtë herë, por gjithë shqiptarët që mezi presin të piktakohen me një parti që të përfaqësojë vlerat e tyre.

Prandaj, si njëri prej anëtarëve të kryesisë së PD, i bëj thirrje pesonit përgjegjës që ka kompetencën statuore, të njoftojë një orë e më parë THIRRJEN E MBLEDHJES SË KRYESISË brenda kësaj jave me rend dite çeljen e procesit të riorganizimit të PD-së në të gjitha nivelet.

Shtyrja në kohë në kalandat greke e këtij proçesi me sebepin banal se një burokrate e partisë, nuk po e ndan dot mendjen nëse duhet ta marrë apo jo përgjegjësinë e drejtimit të përkohshëm të PD-së në këtë situatë, është sa banale, qesharake, po aq edhe fyese për çdo demokrat dhe qytetar të këtij vendi që ka votuar me bindje se Partia Demokratike duhet të jetë ideja e një të djathte të re, si altrrnativë pushteti, e ndarë qartësisht nga e shkuara berishiste.

Askujt mos t'i shkojë në mendje se, me, apo pa dashje, duke mos vepruar në kohë, do ta shtrijë sërish Partinë Demokratike në agoninë e Shtratit të Prokrustit, shtatit të vdekjes, duke mos i dhënë mundësi asaj të prodhojë politikë.

Ne jemi tjetër parti, tjetër filozofi, tjetër vizion, dhe kemi për të qenë edhe një tjetër histori duke i dhënë fund tranzicionit të tmerrshëm mbajtur peng nga politika e vjetër.

Partia Demokratike nuk ka për të qenë më një gojë e mbyllur, por një zë i fuqishëm politik që do mbrojë dhe do zhvillojë interesat e shumicës së shqiptarëve, dhe jo ato të oligarkisë dhe krimit të organizuar siç bën Trekëndëshi i Bermudës.

Shkurt, nëse deri nesër në mesditë, në celularin tim nuk vjen mesazhi i njoftimit të ditës dhe orës së zhvillimit të mbledhjes së kryesisë, unë do dorëzoj firmat e anëtarëve të kryesisë që janë pro mbledhjes urgjente të forumeve të Partisë duke filluar së pari me mbledhjen e Kryesësë së PDSh, konform statutit në fuqi.

Fillimi urgjent i këtij proçesi, është shprehja më e lartë e përgjegjësisë dhe respektit që ne duhet të kemi për të gjithë ata demokratë e qytetarë që po rezistojnë e shpresojnë akoma te PDSh.