TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

A është "vrasje" kur e drejta vonohet dhe ai që e kërkon më nuk jeton?
A është "vrasje" kur pronari nuk gëzon dot pronën, jo nga ligji, por nga Maliqi?
A është "vrasje" kur një çështje gjyqësore edhe pa palë kundërshtare nuk merr kurrë zgjidhje?
A është "vrasje" kur një gjyqtar nuk sheh provat, por sheh kush e telefonoi?
A është "vrasje" kur vendimi jepet nga interesi, jo nga ligji?
A është "vrasje" kur dosja humbet dhe qytetari nuk di më ku të gjejë as të drejtën dhe as shpresën?
A është "vrasje" kur një konflikt pronësor zgjasë 15, 20 apo dhe 30 vjet e zgjidhja nuk vjen kurrë?
A është "vrasje" kur drejtësia nuk gjykon, por pret direktiva?
A është "vrasje" kur dy gjykata japin vendime të kundërta për të njëjtën provë?
A është "vrasje" kur ligji është një, por gjykimet janë shumë?
A është "vrasje" kur gjyqtari shpërblehet për zvarritje, jo për drejtësi?
A është "vrasje" kur qytetari mban dosjen në dorë, dhe gjykata i mbyll derën?
A është "vrasje" kur procesi i drejtësisë bëhet peng i një emri të madh apo perosni të fuqishëm?
A është "vrasje" kur gjykatat nuk kanë kohë për të drejtën, por kanë kohë për pushtetin apo ryshfetin?
A është "vrasje" kur drejtësia trajton njerëzit si numra, jo si qytetarë?
A është "vrasje" kur ndershmëria ndëshkohet, dhe pazari shpërblehet?
A është "vrasje" kur një shtet të thotë shko në gjyq, por gjyqi të vret?
Sot iu dha lamtumira një gjyqtari të republikës. Aty në kortezh kishte shumë mëkatarë dhe "vrasës" të së drejtës dhe ky është edhe cinizmi edhe hipokrizia më e madhe.
Padrejtësia sot shfaqi hidhërim, por as pendesë dhe as reflektim!