TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky është një pensionist gjerman në vitin 1923, në kohën e ‘Republikës së Weimar’, i cili sapo ka marrë atë që Edi Rama e quan herë ‘bonus’ e herë ‘rritje’ të pensionit...
Bëhet fjalë për 1 trilion marka të kohës... një ‘rritje’ a ‘bonus’ 40 bilionë herë brenda vitit... ?!
Ama, me këtë karrocë ‘trilionëshe’ zotëria në fjalë mund të blinte 3 bukë, ose 2 lakra...
Ky është pak a shumë edhe thelbi i ‘rritjes së pensioneve’ apo ‘bonusit’ edhe për pensionistët në Shqipëri:
* çfarë dhe sa mund të blesh me shtesën a bonusin e radhës?
Me ‘bonusin’ e sotëm, një pensionist në 2013, mund të blinte:
* 3 gjela deti, ose të paguante 2 fatura të energjisë elektrike, ose 10 fatura të ujësjellësit...
* nuk mund të blejë as një gjel deti të plotë... (se për faturat në fjalë as që bëhet fjalë...)
‘Bonuset’ dhe ‘rritjet’ e pensioneve gjatë viteve '20 në ‘Republikën e Weimar’, gjermanët, dhe jo vetëm, e kanë makth...
E përkthyer në termat e propagandë së sotme, quhet sukses, madje Elisa është gati të dalë e të shpjegojë se ‘jemi i vetmi vend në rajon me pensionistë, jo milionerë, as billionerë, por ... trilionerë...’!!!
Kjo është distanca që na ndan nga Evropa...
Jemi vetëm 1 ‘Elisë’ larg saj...
#që_nga_shkodra_gjer_në_vlorë