TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Merren me atë që nuk e gjejnë dot kurrë, dhe nuk shohin faktet që bëjnë muuuuu!
Gjatë punës për t'u dokumentuar ndërkojë që punoja për librin tim "Murgu", nxjerrë nga Botimet Papirus, më ka rënë rasti të shoh harta emigrimesh në periudhën e shekullit 12, dhe kam parë sesi shumë kryqtarë, tregohej se vinin nga detrat e Veriut, hynin në Adriatik, ca zbrisnin në bregdetin dalmat dhe ca të tjerë vinin në Durrësin e asaj kohe.
Aty rrinin disa javë, merrnin anije me qira, dilnin në Egjypt mes detesh dhe aty niseshin më këmbë drejt Antioshës dhe Jeruzalemit!
Gjithmonë kam pyetur veten. Ky kalim tregon shumë për atë që duhet të ketë qenë Durrësi i asaj kohe! ?
Po a trajton njeri në histori? Hiç, zero! Dhe merren gati me historinë e prejardhjes nga majmuni, pra grinden se cili ishte majmuni i parë që tha : Jam krenar se jam shqiptar!
Se ata veriorë që vinin nga Veriu i Evropës duhej të strehoheshin. Duhet të ketë pasur hane, apo jepeshin strehë me qera! Kërkonin të ushqeheshin! Cfarë kishin për të ngrënë? Kush gatuante, çfarë gatuhej?
Kishte prej tyre që vinin edhe me kuaj hypur në anije. Ku ushqeheshin kuajt, ku strehoheshin, kush i mbathte? Duhet të ketë pasur zejtari, përpunim hekuri, shkrirje metalesh, farkëtarë për armë, e mburoja, se ndryshe nuk bëhej!
Duhet të kishte armatorë që ndërtonin anije, pra kantjere anijesh!
Duhet të ketë pasur puntorë, ateliera, mjeshtra punimi druri!
Pa duhet të ketë pasur marinarë që njihin detet dhe yjet, busullat!
Pa duhet të ketë pasur port të rëndësishëm, pasunorë që jepnin anije me qera!
Hane, restorante, shkëmbime parash me monedha të huaja, atelie, port, zanate moderne, se ndryshe nuk mund të ndodhte ngjarja që tregojnë hartat.
Po këta kryqtarë jo vetëm shkonin, por edhe ktheheshin, ca vazhdonin rrugën, por ca qendronin në Durrës besohet!
Dihet kryqtari, edhe grabiste, përdhunonte, bënte dashuri, pra një shkallë përzjerjeje me popullsinë lokale e kishin. Fort e natyrshme!
Përziheshin kromozomet, rracat, gjuhët, zakonet!
Duhet të ketë pasur edhe shkëmbim vlerash financiare, floriri, etj!
Kush merret?
Me çfarë merremi?
Si të tregojmë rrënjët tona fort!