BLOG, 12 Nëntor 2024, 11:39

Muzeumi "Victoria & Albert" në Londër dhe Manosi i Nikolicës së Korçës

Muzeumi "Victoria & Albert" në Londër dhe Manosi i


Ndër thesaret e grumbulluara nga Familja Mbretërore e Anglise dhe ekspozuar në Muzeumin e famshëm të "Victoria & Albert" gjendet edhe një Libër Lutjesh Kishtare. Kapaku prej argjendi dhe mjeshtëria e larte e gdhëndjes e bëjnë atë të denjë për një thesar mbretëror. Ky Libër lutjesh është pjese e koleksioni të Mbretëreshës Viktoria. Kujtojmë se Mbretëresha Viktoria ishte ndoshta Mbretëresha e fundit e cila ishte në krye të Perandorisë më të madhe që ka njohur Bota. Apo Perandoria ku dielli nuk perëndonte kurrë. Ndër shumë e shumë objekte të rralla që vinin nga cdo anë e kësaj Perandoria, Libri i Lutjeve qe ndodhet ne kete Koleksion vinte nga nje fshat i vogel ne kembet e Malit te Gramozit, Nikolices se Korces.
Ne ekspoziten e ketij koleksioni fatkeqesisht nuk kemi shume detaje se si ky liber i rralle u gjend ne duart e Mbretereshes, por fatmiresisht kemi emrin e mjeshtrit qe e punoi ate. Manos i Nikolices se Korces.
Mjeshtëri Manos ka humbur në mjegullën e kohës dhe të paktën unë nuk kam dëgjuar asgjë për të, por mjeshtëria e tij e rrallë do të vazhdojë të ekspozohet në këtë Koleksion Mbretëror, duke treguar mbi artin e mjeshtërve të dikurshëm në trojet tona.