TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
10 implikime se si mbyllja e Tik Tok cenon ne koke lirine e shprehjes:
1. Platforma nuk eshte nje sherbim personal por kolektiv e komunitar, ne kete rast po cenohen te gjithe pa u identifikuar nje shkeles, duke e mbyllur keputen dhe lidhje sociale qe jane krijuar.
2. Platforma sherben si percjelles idesh, mendimesh opinionesh, pra ka vlere te larte simbolike
3. Perdoruesit kane kontribute prej vitesh ne kete platforme, atyre do t'u mohohet aksesi tek kontributi i tyre krijues dhe intelektual qe kane shprehur prej kohesh.
4. Hapesira e platformes eshte e strukturuar me logjiken e profileve te individeve te veçante, duke e mbyllur u cenohet identiteti dhe personalja e qindra-mijera perdoruesve
5. Ka plot individe qe nuk kane asnje kanal tjeter te angazhimit publik, kolektiv komunitar, mbyllja e platformes do te thote izolim.
6. Shume njerez kane produkte user generated ne llogarite e tyre, ato permbajtje do te zhduken nga syte e audiencave te mundshme
7. Shume njerez e perdorin platformen si te vetmin burim ekonomik, atyre u mohohet e drejta per te shprehur talentin e tyre fitimprures. Mos te harrojme se shume prej llogarive nuk jane as individe por jane biznese, prezenca abstrakte qe promovojne aktivitetin e tyre. Kete ne fakt e ben dhe Shqiperia duke promovuar imazhin e saj.
8. Aksesi ne internet, nese platforma eshte dritarja e vetme ku nje perdorues ka kanalizuar te gjithe kontaktet, mbyllja do te thote mohim i aksesit ne internet, jo thjesht mbyllje te nje kanali.
9. Multifunksionaliteti i platformes si infrastukture ku kryhen pafund funksione dhe merren sherbime, mbyllja mund disfunksionalizoje jeten e shume perdoruesve.
10. E fundit, dhe shume e rendesishme: keto hapesira per nga permasat dhe dinamikat jane sfera publike te mirefillta, dhe mbyllja e tyre shprish nje dimension social dhe politik.
Eshte e qarte qe gjithçka po behet per te shkaterruar fushatat zgjedhore te kundershtareve politik qe kane gjetur atje nje dritare te munguar.
Per mua nderhyrjet duhen te forta, por kerkojne maturi.
*P.S. Meqe ra fjala une nuk e kam nje llogari ne platforme deri tani, po kjo nuk me pengon te shoh se ku cenohet liria e shprehjes..