TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijnë turistët për qejf, ne i çojmë vetëm të shohin nga historia jonë si shqiptari torturonte shqiptarin, si e spiunonte komshiun, vëllain, gruaja burrin, i hiqte thonjtë me pinca shqiptari shqiptarit, e gjuante me grusht turinjve në biruca, e masakronte me gjithë fis e me qen e me mace, e vriste pa gjyq,i hapte letrat duke i shqitur zarfat me avull, i përgjonte telefonat.
Se muze tjetër nuk ka të hajrit në kryeqytet nuk ka, edhe një karakatinë që ishte me mendësitë e luftës së dytë botërore e mbyllën për dyzet vjet!
Po pse me muzetë - bunker dhe me vizita në shtëpi torturash do të ngremë reputacionin kombëtar para turistëve???
Po ato janë turpe kombëtare mo!
Si të shkosh në Gjermani për qejf dhe të të thonë hajde se do të të bëjmë një tur vizitash të bukura, argëtuese, clodhëse duke parë kapanone ku janë dergjur dhe dhënë shpirt me qindra mijëra a mbase miliona viktima të periudhës hitleriane!
Po, çfarë bëjmë mo çfarë bëjmë?
Takova një çift turistësh para ca ditësh që ardhur te ne, kishin mësuar nëpër muzera të gjitha metodat e spiunimit dhe torturës të ish-Sigurimit. Kaq mbanin mend nga historia!
Madje pashë se u ishin gjallëruar instinktet e vrasësit që çdo njeri i ka të ndrydhura, thotë Frojdi, e mbanin gjokset të fryra, grushtet e mbledhura, vështrimin e egër, më thanë:
"E robi, o plehër, ç'ka ke që shef ashtu!
Vemje! Të internojmë me gjithë familje! "-flisnin kot më kot turistat e kapur dorë për dore!
Uaaaau, u lemerisa!
"Jo, jo, hiç, hiç!" - u thashë!
Po u kallim datën mo! Po mirë mo kaq mazokistë jemi me veten sa të duam me çdo kusht që të huajt që vijnë te ne për ca orë, hajde për ca ditë ndër ne, të na shohin si monstra!
Ato muze duhen për kujtesën tonë historike, shumë madje, por jo si destinacionet kryesore të vizitave muzeale për turet turistike që kalojnë në Tiranë! O shooookuuuuu!
C'a u themi ? "Hajdeni shihni pjesën mizore të shpirtit tonë kolektiv?"
Hajde t'i çojmë edhe te kopshti zoologjik ta kompletojnë pamjen, por atje në vend të luanëve, tigrave, gjirafave, demave të egër, shqiponjave të malit, akuariumit me peshq të deteve tona, do të gjejnë dhi dhe keca!
Po u kallim datën moreeee! Po mirë mooo, mirë, po ndonjë specialist të kurimit të markës kombëtare nuk ka fare në ministrinë e turizmit!